All posts by Enkelejd Lamaj

Writer of ^horror^mystery^thriller. Published works: *Ajo e errëta; *Vendi diku midis; *Libri i bardhë; *Fytyra tjeter e natës.

Libri i bardhe (Albanian Edition) @ Smashwords

Libribardhe smashwords

By Enkelejd Lamaj
Price: $2.99 USD
Published: Jan. 20, 2013 
Words: 68,054 (approximate)
Language: Albanian
ISBN: 9781301221318

Short description

Liber i bardhe me tregime te horrorit, misterit, fantastikes dhe jo vetem… 

Extended description

Dikush zbulon nje jete tjeter, ose diçka te ngjashme me te… dikujt, endrra refuzon t’i perfundoje… dhe cila eshte dhurata me e mire per dike qe nuk deshiron ta shohesh me sy?… po sikur ajo qe shkruan te jete e tmerrshme, por jo aq sa ajo qe nuk shkruan?… keni rezervuar nje takim me princin e nates, nje leksion me nxenesen e djallit dhe do pushtoheni nga deshira te erreta, do udhetoni ne nje planet te larget dhe, pa dyshim, kur t’ju zere nata, vendi ku do ndaloni per ta kaluar, do jete me i fundit qe do donit te kishit zgjedhur. Por asgje nuk mbaron me kaq. Ne qofte se jeta do te ishte nje liber i bardhe, me thuaj, çfare do deshiroje te shkruaje ne te? Keto, edhe me shume, ne trembedhjete tregime te zeza, qe rrembejne, turbullojne dhe lene pa gjume.

Available ebook reading formats

How to download ebooks to e-reading devices and apps.

Format

Full Book

Online Reading (HTML, good for sampling in web browser)

View

Kindle (.mobi for Kindle devices and Kindle apps)

Download

Epub (Apple iPad/iBooks, Nook, Sony Reader, Kobo, and most e-reading apps including Stanza, Aldiko, Adobe Digital Editions, others)

Download

PDF (good for reading on PC, or for home printing)

Download

RTF (readable on most word processors)

Download

LRF (Use only for older model Sony Readers that don’t support .epub)

Download

Palm Doc (PDB) (for Palm reading devices)

Download

Plain Text (download) (flexible, but lacks much formatting)

Download

Plain Text (view) (viewable as web page)

View

Çast!

“Çast” m. sh.

1. Një periudhë kohe shumë e shkurtër, grimë, imtë, minutë.

2. Kohë e shkurtër, në të cilën ndodh ose kryhet diçka; rrethanë e përkohshme, që ka ndonjë veçori; rast, koha e përshtatshme ose e papërshtatshme për diçka.

 

Dëgjon zilen që bie dhe ndërsa pret t’i dëgjojë zërin mundohet të përsërisë edhe një herë të fundit atë që ka menduar të thotë ndërkohë që gjunjët janë gati ta tradhtojnë dhe zemra gati t’i dalë prej kraharorit sepse ka kaluar kohë tashmë që nuk i ka dëgjuar zërin në telefon dhe në vend që të përsërisë fjalët që ka menduar e zë frika se mos nuk do i njohë zërin dhe e zë frika se mos gjuha do i ngjitet pas qiellzës dhe nuk do mund t’i thotë dot asnjë prej atyre fjalëve dhe e zë frika se ngaqë nuk do i njohë numrin nuk do i përgjigjet fare dhe Po? pyet veten me zë të lartë dhe të qartë por nuk ka folur fare dhe zëri që e pyet i flet dhe jo nuk i flet brenda kokës dhe në çast e kupton që zilja e celularit nuk është duke rënë më sepse e ka hapur dhe thirrjen e ka pranuar kështu që fillon të thotë gjithçka që ka menduar të thotë duke menduar se patjetër që është duke e thënë sepse buzët po i hapen dhe po i mbyllen dhe kur buzët hapen e mbyllen lëshojnë tinguj në formë fjalësh dhe ja tani që është duke lëpirë buzën e tharë duhet të ketë mbaruar së foluri dhe Po? dëgjon të pyesë veten përsëri dhe dëgjon t’i thotë vetes disa fjalë që s’kupton ndërkohë që është duke gëlltitur lëmshin e formuar në grykë dhe e kupton që as kësaj here nuk i ka thënë gjë vetes sepse nuk mund të flasësh me veten ndërsa je duke kërkuar taban për këmbët dhe je duke kërkuar ajër për mushkëritë ndaj dhe me dorën që i kullon djersët si çezmë mundohet të mbajë celularin sa më pranë veshit dhe gojës dhe provon të hapë dhe mbyllë sërish buzët në disa fjalë që i kupton dhe nuk i kupton dhe kur mbaron pret të dëgjojë diçka edhe nga ana tjetër dhe në njëjtin çast që nga ana tjetër dëgjon vërtet diçka që e kupton dhe nuk e kupton ndjen që gjunjët nuk i ndjen më dhe dëgjon që rrahjet e zemrës nuk i dëgjon më dhe shikon që çdo gjë përreth nuk shihet më dhe engjëlli që gjithmonë ka ruajtur vetëm një zgjatje dore larg e pushton me krahët e butë të mungesës së ngurtë dhe ndërsa lotët bëjnë ritin e tyre të zakonshëm që shpirti të mos plasaritet mbyll komunikimin dhe bie për të vdekur edhe një herë tjetër… Ngre celularin para syve dhe pavarësisht se numrin nuk e njeh vendos të shtypë butonin që pranon thirrjen hyrëse me një Po?! të dyshimtë me anë të së cilës mendon të thyejë heshtjen shurdhuese që merr për një çast si përgjigje dhe ndërsa ndjen hapin t’i vdesë në ajër je një engjëll? a ke një engjëll? a pe një engjëll? dëgjon dhe është si të ketë prekur me dorë një fije të zhveshur korrenti dhe është si të qëllohet nga një rrymë e tensionit të lartë e cila depërton në çdo milimetër të asaj qenies komplekse që është dhe është e çuditshme që i mbijeton goditjes siç dhe është një mrekulli që ndjen veten të marrë frymë edhe pasi zemra kapërcen një të rrahur dhe kur në çastin e parë nuk kupton asgjë dhe kur njëkohësisht kupton gjithçka bëhet gati të ulë dorën e të verifikojë edhe një herë të dytë numrin por ende pa mbaruar mirë ai çast e kupton që nuk është aspak e nevojshme sepse ende pa filluar çasti tjetër koha humbet ndër kohë dhe gjithçka përreth çdo gjëje që i bën botën tretet si një shëmbëlltyrë dhe në asgjënë e boshatisur që e mbush përreth e gjen veten të kthyer në një flutur me ajrin e para stuhisë që i shtron lagështirën mbi flatrat e brishta ndërkohë që dëgjon nëse është një engjëll? a ka një engjëll a sheh një engjëll? dhe nuk arrin ta kuptojë mirë por kupton shumë mirë që goja i murmurin disa tinguj në formë fjalësh të pakuptimta dhe shumë kohë përpara se nga ana tjetër të shkarkohet sërish rrymë e tensionit të lartë flutura në të cilën është kthyer psherëtin dhe klith ndërsa tenton të shkundë prej krahëve ajrin e rënduar prej stuhisë dhe të gjejë një strehë ku të mund të futet e të mbrohet por nuk ia del dot sepse nuk ka kohë dhe stuhia e shurdhon me rrebeshin e fortë të tingullit të zërit dhe e verbon me imazhin që i ndriçon para syve dhe i merr frymën me vrullin e furishëm të aromës dehëse ndërkohë që nga ana tjetër pak përpara se të dëgjojë sinjalin e linjës së lirë i duket sikur dëgjon diçka mes një psherëtime dhe një ngashërimi dhe e kupton që fluturës është duke i ardhur çasti i fundit i jetës kështu që mbyll sytë e mbledh flatrat e njoma rreth trupthit të brishtë dhe resht përfundimisht së kërkuari strehën plot druajtje se porsa ka humbur përgjithmonë të vetmen strehë të mbetur.