Autori

IMG_0868

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnje.

Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Letërsia fantastike dhe filmat e frikshëm do të jenë përbërësit kryesorë të krijimeve të para. Në vitin 2003 prezantohet për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.

Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi, në Tiranë, në Universitetin Jo Publik “Luarasi”, Fakulteti Juridik. Diplomohet në vitin 2008 dhe tani, jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.

 KA PUBLIKUAR :

 * * *  Përmbledhje me tregime  * * *

 * Libri i bardhë – (2011)

* Fytyra tjetër e natës – (2003)

* * *  Tregime * * *

 * Tregimi “Makth” : është përfshirë tek Revista Obelisk, Nr. 161/2014.

 * Tregimi “Mamia” : është përfshirë tek Revista Haemus Plus II / 2013.

* Tregimi “Ujku” : është përfshirë tek Revista Letrare “Mehr Licht!” (Nr. 42, Prill 2012)

* Tregimi “Ricordi perdutti” : është përfshirë tek antologjia “Il mare si lasciava attraversare”, e shtëpisë botuese Besa Editrice (Itali).” (Nëntor/Novembre 2011)

* Tregimi “Taxi 5” : është përfshirë tek “Tregimet e makthit” -Përmbledhje e autorëve më të mirë (best authors collection) – Numri 4, janar, 2010 (No. 4, January 2010)

* * *  eBooks* * *

Gruaja e fotografit (Albanian Edition) – Smashwords / v.30.11.2012

Taxi 5 (Albanian edition) – Smashwords / v.17.07.2012

Kërcimi i parë (Albanian edition) – Smashwords / v.09.11.2011

Gjimnazistet e sëmurë (Albanian edition) – Smashwords / v.24.10.2011