fytyratjeterenates

Fytyra tjetër e natës (tregim)

fytyratjeterenates

Është nata perfekte. Është nata e duhur. Përpara tyre, hëna e plotë është shtrirë sa gjatë e gjerë mbi liqen dhe shikon. Dëgjon. Ata të dy janë përkrahu dhe ecin si të magjepsur. Ai mundohet të durojë edhe pak. Ajo jo. Ajo dëshiron të mbarojë shpejt. Sa më shpejt të jetë e mundur.

Janë puthur, por kishin qenë shumë afër. Sapo kishin dalë prej diskotekës, e motra e vogël kishte kërkuar të shkonte në makinë. Kishte qëndruar gjatë gjithë kohës në pistë, duke kërcyer, ndërsa ajo bënte njohjen e radhës. Ndihej shumë e lodhur.

Ata të dy, jo ama.

Sepse kjo është nata e tij. Pas shumë kohësh.

Sepse është edhe nata e saj. Ashtu si çdo natë.

Motra e vogël kishte hyrë në makinë dhe ishte shtrirë menjëherë në ndenjësen e pasme, kurse ata kishin ndaluar aty, midis makinës së saj dhe reklamës së ndezur të parkingut.

Ai i kishte treguar hënën në qiell.

Ajo i kishte thënë që e njihte shumë mirë: këtë natë, hëna është e plotë, për të ndriçuar botën e tyre.

Ai e kishte mbështetur ngadalë pas makinës së saj dhe i kishte fërkuar krahët. Kishte buzëqeshur. I kishte thënë se ishte shumë e bukur; se kishte qenë me fat që e kishte takuar aty, atë natë; se, po të hidhte sytë përreth e të shikonte, do vinte re se si qe tkurrur ajo pjesë e botës thjesht dhe vetëm për shkak të prezencës së saj.

Ajo kishte qeshur… duke qenë e kujdesshme tymos e hapte gojën më shumë nga ç’duhej. Kishte ulur sytë dhe i kishte ngritur përsëri, sikur ai të kishte qenë komplimenti i parë që merrte në jetën e vet.

Ai i ishte afruar edhe më pranë. Me dorën e djathtë i kishte çuar një pjesë të ballukeve të verdha pas veshit.

Ajo i kishte fërkuar kraharorin dhe, pastaj, duke i buzëqeshur, gjithnjë kujdesshëm, i kishte rrethuar belin.

Ai i kishte rrëshqitur dorën e majtë ngadalë, rreth belit të hollë, por e kishte ndaluar, kur ajo kishte arritur aty ku i fillonin vithet e rrumbullakëta dhe gishtin e vogël të dorës e kishte futur në pantallonat e saj.

Ajo kishte ngritur dorën e majtë dhe i kishte fërkuar krahun e djathtë, që, ndërkohë, e përkëdhelte pas qafës.

Ai e kishte shtrënguar rreth vetes dhe kishte ndier gjoksin e saj të madh të ngjishej mbas të tijit.

Ajo ishte lënë ta shtrëngohej; dhe kishte ndier ereksionin e tij të presonte aty ku duhej.

Ai kishte ndier aromën e trupit të saj dhe ajo kishte ndier aromën e  qafës së tij.

Ai kishte afruar ngadalë buzët e tij dhe ajo kishte pritur. Kishte mbyllur sytë.

Ai e kishte puthur.

Ajo i kishte kthyer të puthurën. I kishte dhënë edhe gjuhën e saj. Kishte marrë edhe gjuhën e tij dhe kishte lozur me të.

Ai kishte dashur të vazhdonte përgjithmonë ashtu.

Ajo kishte duruar… Kishin qenë shumë afër.

Ai i kishte rrëshqitur ngadalë dorën mbi qafë, për ti prekur më pas fytyrën e bardhë, engjëllore dhe ajo i kishte kapur ngadalë dorën dhe ia kishte larguar, por pa shkëputur gojën e saj prej të tijës.

Dhe ai nuk e kishte ndier. Kishte vazhduar ta puthte edhe pak, kurse ajo, kishte vazhduar të duronte…akoma… edhe pak… Kishin qenë shumë afër.

Ajo ishte tërhequr ngadalë. Ishin larguar prej makinës së saj. Kishin ecur përgjatë liqenit dhe tani…

…tani duhet të jenë në distancën e duhur. Janë mjaft larg. Vajza e vogël është në makinë, duke pritur. Ndoshta e ka zënë gjumi me të vërtetë… ndoshta është edhe ajo aty. Por ajo mund vetëm të presë. Ata janë larg makinës.

Por mbi të gjitha, janë larg diskotekës, larg rrugës, larg njerëzve.

Tani është ajo që i kap krahun dhe e rrotullon. Janë pranë një grumbulli varkash dhe ajo e mbështet pas njërës prej tyre. Vendos të dyja duart mbi vithet e mbushura të tij dhe e shtrëngon pas vetes. E shtrëngon dhe ndien se ereksionin i tij ka arritur kulmin. I fshik buzët me majën e gjuhës, por nuk e puth. E largon vetëm pak prej vetes, aq sa mjafton për të ulur duart tek rripi i pantallonave të tij.

Ai i vendos dorën e majtë mbi gjoksin e djathtë të saj: ia shtrëngon lehtë.

Ajo, duke kafshuar buzën e poshtme, fillon t’i zbërthejë rripin. Ai kërkon ta ndihmojë, por ajo ia largon dorën me shpejtësi. Atëherë ai e çon atë në kurrizin e saj. Poshtë bluzës së hollë.

Gishtat e saj zbërthejnë edhe zinxhirin e xhinseve blu.

Ai mbështet kokën rrëzë qafës së saj, fut hundën mes flokëve të gjatë dhe mbyll sytë. Aroma e tyre është kaq dehëse. Lëkura e kurrizit të saj është kaq e lëmuar, kaq e mrekullueshme.

Gishtat e butë dhe të ngrohtë të saj prekin penisin e tij… ia rrethojnë… ia shtrëngojnë… ia fërkojnë… Ai shtrëngon fort gjoksin e saj dhe ngul thonjtë në kurrizin e saj. Lëshon një psherëtimë kënaqësie…

Ajo rënkon lehtë, duke fërkuar faqen e saj në të tijën. Ai e kafshon lehtë në qafë.

Dhe ajo fillon të ndryshojë.

Ai i lëshon gjoksin dhe rrëshqet dorën tek e përparmja e pantallonave të saj. Dora e saj, brenda pantallonave të tij, shtrëngon… dhe lëshon… shtrëngon… dhe e majta e tij zbërthen rripin e pantallonave të saj, ndërsa e djathta i endet në lëkurën e kurrizit. Dora e majtë e tij hyn në pantallonat e saj… gjen llastikun e mbathjeve… e kapërcen edhe atë… shkon edhe më poshtë… akoma edhe më poshtë… gjersa gishti i tij, ai më i gjati, gjen hyrjen që kërkonte… dhe fërkon… e hyn… e rrotullohet… pastaj del… pastaj hyn përsëri…

Dhe ajo, nën të vetmet sy, ata të hënës, ndryshon plotësisht. Veshët i ngjiten pas lëkurës dhe majat e tyre zgjaten. Hunda i zvogëlohet e bëhet si një trekëndësh dhe vrimat e saj zmadhohen. Sytë i zgjaten në të dy anët e jashtme; ngjyra e tyre, nga jeshile kthehet në të zezë dhe bebet e tyre mbushen me të verdhë dhe kthehen të rrinë vertikalisht. Prej gojës, dy dhëmbë zgjaten mbi buzën e poshtme mishtore.

Dy dhëmbë me majë të mprehtë.

Ai nxjerr dorën nga mbathjet e saj dhe fillon t’i zbërthejë plotësisht pantallonat me kuadrate dhe atë çast, dora e saj pushon së kënaquri penisin e tij. Del jashtë pantallonave dhe bashkë me tjetrën, i shtrëngojnë qafën. Goja e saj hapet dhe dhëmbët e vampirit feksin për një çast nën dritën e hënës si të jenë dy xixëllonja të vogla. Brenda të njëjtit çast, humbasin në qafën e tij.

Ai dridhet. Zgurdullon sytë, por mendja e tij nuk është ende në gjendje t’i transmetojë se çfarë po ndodh. Është tepër i eksituar. Dy vija të kuqe i rrjedhin prej qafës në sup për t’u thithur më pas nga jaka e këmishës. Muskujt e qafës i mpihen. Një zhurmë, si të thithësh me pipë pikat e fundit të ujit në një gotë, i shurdhon veshët. Ka nevojë të gëlltisë një lëmsh që i formohet në fyt, por nuk arrin dot.

Arrin të hapë gojë dhe të bërtasë.

Por jo më kot ajo ka duruar, megjithëse aroma dhe tingulli i rrjedhës gjakut së tij nëpër vena, e ka tërbuar gjatë gjithë kohës. Janë larg. Askush nuk mund të dëgjojë. Askush nuk mund të shikojë. Që askush mos ta shqetësojë gjatë orarit të ngrënies.

Ai përpëlitet nën kapjen e saj të fortë, por nuk arrin të çlirohet dot. E shtrëngon nga pas me gjithë fuqinë e një njëzet e tre vjeçari, por ajo ka fuqinë e një të shekulloreje. Pas përpjekjes së tretë, heq dorë plotësisht. Ndien trupin t’i mbushet me mornica të akullta dhe një çast më pas, ndien veten të bjerë.

Ajo e ka lëshuar.

Shtrihet nën këmbët e saj. Çon dorën tek vendi ku sapo është kafshuar dhe ndien gjakun t’i rrjedhë mes gishtërinjve. Këmbët e tij dridhen herë pas here si të goditen nga rryma elektrike. Vështron krijesën që qëndron në këmbë. Dhëmbët e vampirit i shkëlqejnë nën dritën e hënës së plotë. Ata janë lyer me gjakun e tij. Rrahjet të zëmrës sa vijnë e bëhen me të dobëta dhe ai fillon të mos ndjejë.

Ajo ulet në gjunjë pranë tij. Ai, mundimshëm, arrin të zgjasë dorën drejt saj. Ajo ia merr në dorën e vet. Nuk është më aq mëndafsh, nuk është më aq e afshët. Gishtat e saj janë zgjatur dhe deformuar, lëkura është si ashpër dhe e akullt.

Ajo sheh hënën,  mbledh dorën e lirë grusht dhe e ngre lart, drejt saj. Bërtet. Por e bërtitura e saj i ngjan më tepër një ulërime. Një ulërime ujku. Një ulërime triumfi.

Ose thirrje.

Hëna, sikur ajo ulërimë të jetë ngjitur gjer atje lart, rrëmben një grumbull resh që po kalojnë atypari dhe fshihet pas tyre. Hapa të lehtë dëgjohen pas kurrizit të tyre. Ai nuk e kthen kokën andej. As ajo. Përkëdhel flokët e zinj të tij dhe heq ngadalë dorën që ai ka vënë në qafën e vet. Hedhësi i hapave të lehtë afrohet dhe ulet pranë saj. Është një vajzë e vogël.

Ajo i buzëqesh me dhëmbët e kuq.

Vajza e vogël ia kthen, duke nxjerr në pah shenjën e familjes.

Më pas, me radhë, herë njëra e herë tjetra, vetëshërbehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *