Kërcimi i parë – Tregim

 

Nuk ndodhi siç e kishte lexuar nëpër libra, apo siç e kishte parë rëndom nëpër filma. Asnjë parandjenjë, asnjë ëndërr paralajmë-ruese. Asnjë shenjë paraprake për t’u interpretuar.

Asgjë.

Në orën tetëmbëdhjetë e dhjetë (Shikoni? Asnjë rastësi numrash as tek ora!) të së shtunës, Suelën, që ishte duke u menduar se cilin fustan të zgjidhte, e morën në telefon dhe, pa një, pa dy, e pyetën:

– Më falni, me zonjën Suela Gjini flas?

– Po?

– Gruaja e Edmond Gjinit?

Pak hezitim nga ana e Suelës, para se të përgjigjej: – Po, unë jam. Me kë flas, ju lutem?

– Përshëndetje zonjë. Jam doktor Bardhi Niko. Nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar, ju telefonoj. Të më falni që po jua them në këtë mënyrë, por burri juaj ka pësuar një aksident të rëndë, zonjë. Me makinë. Ju lutem, a mund….

Por, pjesa tjetër e fjalisë, humbi bashkë me ndjenjat e Suelës.

Pak më vonë, kur hapi sytë, e pa vetën të shtrirë në krevatin e gjumit, në të njëjtën dhomë kur dhe i… i… i kishin çfarë? Për disa çaste mendja e saj u end si e mpirë, nëpër ca rrugica të verbra, pa fund e krye, që të çonin gjithnjë në të njëjtin vend. U ngrit ndenjur. Tek këmbët e krevatit ishte fustani i zi që ia kishte marrë motrës së vogël. Grifshës numër tre. Krisht çfarë lufte! I ishte dashur një ditë e tërë me telefonata dhe lutje që ajo t’ia jepte. E të mendoje që, deri dje, Dorela as që e dinte që e kishte; nuk e kishte veshur qoftë edhe një herë të vetme, por vetëm e vetëm sepse ia kërkoi ajo, iu tek ta kishte për zemër dhe që – pa dëgjoni pak! – donte ta vishte pikërisht atë natë. Suelës iu desh t’i premtonte çantën Channel për ca herë dhe të mallkonte pse kishte lënë vrapin nga liqeni.

Motra tjetër, Landa (emri i koduar: Grifsha numër 2), kur mori vesh për dasmën, i vuri në dispozicion të gjithë gardërobën e saj.

– E ç’merresh kot me grifshën e vogël! – i tha. – Hajde tek unë e zgjidh çfarë të dush.

Por çfarë mund të zgjedhë një grua e masës dy tek një e masës pesë?

Po një e masës tre, mund të zgjedhë gjë?

Suela nuk ia vuri veshin atij zëri. Edhe pse e kishte lënë vrapin nga liqeni, prej më shumë se tri muajsh, ajo vazhdonte të ishte e masës dy.

Megjithëkëtë, fustani ngjyrë trëndafili i Landës i rrinte shumë më mirë se ai i ziu i Dorelës dhe, në fakt, atë kishte zgjedhur për të veshur, kur…

Kur e morën në telefon dhe i thanë se Edi… Edi çfarë?

Dera e dhomës u hap dhe Edi u shfaq tek pragu i saj.

* * *

SHKARKO TREGIMIN E PLOTE

Përmban edhe një fragment nga “Libri i bardhë”.

THIS BOOK IS FREE

AVAILABLE E-BOOK READING FORMATS

Kindle (.mobi for Kindle devices and Kindle apps)

Download

Epub (Apple iPad/iBooks, Nook, Sony Reader, Kobo, and most e-reading apps including Stanza, Aldiko, Adobe Digital Editions, others)

Download

PDF (good for reading on PC, or for home printing)

Download

RTF (readable on most word processors)

Download

LRF (Use only for older model Sony Readers that don’t support .epub)

Download

Palm Doc (PDB) (for Palm reading devices)

Download

Plain Text (download) (flexible, but lacks much formatting)

Download

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *