TAXI 5 : Udhëtim falas

 Tregimi “TAXI 5”, nga përmbledhja “LIBRI I BARDHË” tani mund të shkarkohet falas.

Ndër shumë punë të tjera që qarkullojnë midis llojit tonë, ajo që ushtrojmë ne të Kodrës është ndër më frytdhënëset dhe për këtë duhet të falënderojmë ato qindra bare e lokale që ata të llojit tjetër i quajnë “Pub” e që, me ardhjen e mijëvjeçarit të tretë, mbinë si kërpudhat mbas shiut. E, natyrisht, nuk mund të mos përmend edhe diskotekat dhe të gjithë lokalet e orëve të vona. Po patjetër, sepse njerëzit janë duke iu afruar sa më shumë Evropës dhe pranë saj nuk mund të shkohet pa jetën e natës.

Jeta e natës. Sa bukur tingëllon! Por akoma edhe më bukur kur e shijon. Nëse keni dyshime lidhur me këtë gjë, ejani e pyetmëni mua, mua që e kam pas jetuar atë jetë më mirë se çdo njeri tjetër: çdo sekondë, çdo minutë, çdo çast të vetëm, çdo natë të çdo jave. Nuk ka disko që nuk njoh, nuk ka “Pub” ku nuk kam qenë dhe, a doni t’ju them se kush është më i miri? Doni, hë? Mirë pra, po jua them: që të gjithë, pa asnjë përjashtim. Mjafton të jesh me personat e duhur. Me njerëzit e duhur. Dhe mua, njerëzit e duhur nuk më kanë pas munguar kurrë, në kohën kur isha i pushtuar prej etheve të asaj jete.

 Natyrisht, edhe tani e jetoj jetën e natës, por tani është tjetër gjë. Tani shoqëria është reduktuar shumë, si një ushtrim matematikor ku je i detyruar të bësh thjeshtime e përjashtime. Tani, ideja e jetës së natës ka evoluar, megjithëse ajo e ditës ka mbetur e pandryshuar: gjumë dhe vetëm gjumë. Si një i vdekur!

Ha ha, si një i vdekur! E dini çfarë? Shokët e mi të tanishëm do të vinin buzën në gaz me këto që po shkruaj, por nuk kam ç’të bëj. Kur jetoja nën dritat e diskotekave dhe nën gjysmerrësirën e pabeve, çdo gjë që më torturonte gjatë ditës –  apo edhe gjatë atyre çasteve – ia tregoja njeriut tim më të afërt, njeriut më të besuar e më besnik në të njëjtën kohë dhe besoj se e keni kuptuar që jam duke folur për njeriun e zemrës sime. Ani e kishte emrin. Në pesë vjet, qysh se u njohëm – jo rastësisht në një diskotekë – natën kur 1998-a i linte vendin 1999-ës, nuk u ndamë kurrë prej njëri – tjetrit. Derisa një natë, na erdhi te këmbët një “Taxi 5”.

* * *

 Available ebook reading formats

This book is free.

Format

Full Book

 

Kindle (.mobi for Kindle devices and Kindle apps)

Download

Epub (Apple iPad/iBooks, Nook, Sony Reader, Kobo, and most e-reading apps including Stanza, Aldiko, Adobe Digital Editions, others)

Download

PDF (good for reading on PC, or for home printing)

Download

RTF (readable on most word processors)

Download

LRF (Use only for older model Sony Readers that don’t support .epub)

Download

Palm Doc (PDB) (for Palm reading devices)

Download

Plain Text (download) (flexible, but lacks much formatting)

Download

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *