Roman | |
Synopsis: | ASKUSH NUK VDES PËRGJITHMONË Vojsati nuk është një qytet i zakonshëm: është një qytet i mallkuar. Ku gjaku njollos çdo pëllëmbë toke dhe errësirat e pafytyra gllabërojnë gjithkënd. Tridhjetë e tri vite më parë, Tomi, Adela, Ergisa, Dritani dhe Nereida u përballën me tmerrin rrëqethës, që gllabëroi qytetin, duke nxirë, vrarë dhe derdhur gjak. Ata ikën, për të mos u kthyer më... deri tani që errësirat ngrihen sërish. Ndërsa raportimet flasin për një masakër me nëntë të vdekur, të pestë duhet të kthehen në makthin e vendlindjes, që i ka përndjekur në çdo hap, të zhyten në ujërat e ndenjura të së shkuarës, për t’u përballuar edhe një herë me errësirat rrëqethëse. Dhe për këtë, ata duhet të shtyhen deri në anën tjetër të vdekjes. Nga autori i “Ajo e errëta” dhe “Gjithçka që ke”, vjen një rrëfim drithërues mbi errësira të uritura që nuk duan të vdesin, por vetëm të ushqehen. |
Botues: Viti: ISBN: Faqe: Çmimi: | Arka e Noes Hardcover 2024 987-9928-48-0590 720 1800 Lekë |
Mbi librin: | Autori Enkelejd Lamaj rikthehet me një tjetër roman të errët, së shpejti në treg “Errësirat e Nëntorit” |