Si të krijosh një rutinë shkrimi frytdhënëse.

Sa herë e kemi dëgjuar pyetjen: Si të bëhem një shkrimtar i mirë?

Po sa lloj-lloj përgjigjesh kemi dëgjuar për këtë pyetje? Por, mbi të gjitha, sa shumë kemi dëgjuar për shkrimtarët?

Ne njohim shkrimtarë të të gjitha llojeve: shkrimtarë të botuar; shkrimtarë amatorë; shkrimtarë të rinj (çfarëdo që të nënkuptojë fjala “të rinj”), shkrimtarë të vjetër (çfarëdo që të nënkuptojë fjala “të vjetër”), shkrimtarë të trishtuar; por edhe shkrimtarë të gëzuar; shkrimtarë që mundohen të shkruajnë çdo ditë apo ata që shkruajnë vetëm kur ndihen të frymëzuar (për fat të keq ka shumë syresh).

Në fund (o në fillim) të gjithë pyesin; kush është shkrimtari më i mirë?

Përgjigja më e shpejtë dhe më e mirë është: të gjithë dhe asgjë.

Kurse përgjigjja më e vërtetë është se…

…Shkrimtarët duhet të shkruajnë (shumë).

Disa mendojnë se të “të shkruash shumë” është diçka e kotë dhe e padobishme. Këta mendojnë se, për të prodhuar një vepër MADHËSHTORE/ GJENIALE/ UNIKE/ VËRJA-EMRIN-SI-TË-DUASH, nuk është e nevojshme që të shkruash (kupto: prodhosh) shumë, sepse mjafton PAK DHE SAKTË.

Por, unë mendoj ndryshe. Dhe këtë nuk e mendoj kështu, vetëm ngaqë PRAKTIKA (po deshe quaje edhe SHKENCA) e ka vërtetuar tashmë se vetëm duke qenë një shkrimtar shumë produktiv rritesh, zhvillohesh dhe përmirësohesh.

Së shpejti, më shumë…