rOMANI I RI THRILLER

GJITHÇKA QË KE

Një histori ngjethëse.
Një terror mizor.
Tension i lartë.
Deri në faqen e fundit.

PREJ DATËS 14 SHTATOR 2021
Enkelejd Lamaj
TIRANA NUK E KA PASUR
kurrË MË PARË
NJË VRASËS SERIAl...
TANI E KA!

@GJITHÇKA QË KE

TIRANA NUK E KA PASUR
kurrË MË PARË
NJË VRASËS SERIAl...
TANI E KA!

Një shkrimtare. Një shkrim. I kuq si gjaku. Gjithçka që ke... Një gazetare. Një ambicie. Mes tyre, statistika nuk gënjen: Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. TANI E KA. E quajnë Flutura e Zezë... Dhe është një vrasës i paskrupullt, ai hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke i gjymtuar në mënyra mizore. Por... ai nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt një fundi shkatërrues.

TIRANA NUK E KA PASUR
kurrË MË PARË
NJË VRASËS SERIAl...
TANI E KA!

THRILLER

Gjithçka që ke.

E dua.

Mund të mos jetë shumë, por për dikë që nuk ka asgjë, është më shumë se gjithçka.

Si ndihesh, kur hap sytë në mëngjes dhe shikon ndriçimin e ditës? A nuk të duket sikur sapo ke ardhur sërish në jetë? E, bashkë me ty, edhe gjithçka tjetër rreth e përqark teje? Gjithçka që ke?

E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodh me ty, kur nuk je zgjuar? A nuk të ngjason sikur, gjatë kohës që je me sy të mbyllur, ke vdekur? Koha ecën, sigurisht, kështu të thonë, por çdo gjë e jotja ndalon, bashkë me ty. Dhe pa mendo pak: në qoftë se nuk i hap më sytë, çfarë ndodh me gjithçka që ke?

Vdes, ja se çfarë ndodh! Gjithçka që ke, vdes.

Për ty, sigurisht. Por jo për tjetërkënd.

Tani imagjino dikë që nuk i ka hapur dot sytë kurrë. Imagjino dikë që nuk ka ekzistuar asnjëherë, përveçse nëpër ëndrra dhe imagjinata. Që ka qenë thjesht një dëshirë, lindur e rritur atje, në vendin diku midis, ku jetojnë e vdesin të gjitha dëshirat.

Imagjinoje tani, këtë dikë, sikur i hap sytë për herë të parë.

Sikur sheh ndriçimin e ditës.

Për herë të parë.

Çfarë mendon se ndodh me gjithçka që nuk ka pasur deri atë çast?

Dhe me gjithçka që dëshiron prej atij çasti?

Me gjithçka që ke?

Vihet nga asgjëja për të përfunduar sërish në asgjë. Por rrugës, dëshirohet gjithmonë gjithçka.

Gjithçka që ke.