Përmbledhje me tregime | ![]() |
Synopsis: | Çdo 8 vjet historitë e frikshme përsëriten. Pas përmbledhjeve “Fytyra tjetër e natës” (2003) dhe “Libri i bardhë” (2011), vjen kjo përmbledhje e re me tregime, që përmes fantastikes, misterit dhe tmerrit, na shpien në përhumbje të reja, të panjohura dhe të frikshme, brenda një realiteti të ndërtuar buzë ankthesh, ku marrin formë turbullimet, impulset dhe çmenduritë që popullojnë botën brenda dhe jashtë secilit prej nesh. Një masë e panjohur, e aftë për të gllabëruar jetë, një guaskë e mallkuar që ndjell vdekje, qenie të pabesueshme dhe shpirtra të grisur nga mizori të egra, që enden nëpër humnera absurde pa rrugëdalje, por edhe atmosfera të qeta, që papritmas shpërthejnë, duke na vënë para asaj forme të veçantë të tmerrit, që vetëm e pakuptueshmja mund ta ngjallë. Tregim pas tregimi, ndërsa frika rrjedh para syve në forma të pa imagjinuara, do e gjejmë veten në një dimension marramendës, krejt pezull në një tension të vazhdueshëm midis dëshirës për të gjetur kurajë në errësirë dhe kthyer faqen ??tjetër dhe dëshirës për të vrapuar dhe dalë në dritë. A thua se në dritë, gjërat shkojnë më mirë! |
Përmbajtja: | 1. KËTË HERË MË QUAJNË EMI 2. UJKU 3. GUASKA 4. RIPARUESI 5. KËRCIMI I PARË 6. MAMIA 7. NJË VAJZË DHE NJË DJALË 8. NA LËR TË SHKOJMË 9. GJIMNAZISTËT E SËMURË 10. GRUAJA E 8 MARSIT 11. MAKTH 12. VDEKJA ËSHTË ZANATI IM 13. DIÇKA ATJE JASHTË 14. DERA 15. MUA 16. VAJZA ME PATERICA 17. DITA E FUNDIT |
Botues: Redaktor: Viti: ISBN: Faqe: Çmimi: | Botimet Dudaj Klodiana Metani 2019 978-99943-0-605-3 448 800 Lekë |