Vendi diku midis

Në qoftë se i plotëson të gjitha dëshirat, vdes.

Roman
Synopsis:Tiranë. Mesnatën e krishtlindjes, i kthyer në shtëpi pas anulimit të një udhëtimi me familjen, që do të kishte qenë gjithçka përveçse i këndshëm, Sidriti takohet me Anën magjepse dhe të mistershme. “Në qoftë se i plotëson të gjitha dëshirat, vdes”, i mëson ajo, duke i treguar rrugën dhe hapur derën e një bote të pabesueshme dëshirash. Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar… në një histori të errët familjare dhe dashurish të penguara, që do të ndryshojnë zemrën e Sidritit përgjithmonë.
Botues:
Redaktor:
Viti:
ISBN:
Faqe:
Çmimi:
Botimet ADA
Anila Çepani (Sema)
2014
978-9928-4216-0-9
274
800 Lekë

Në të gjitha libraritë

————+————

@ Shtëpia e Librit