Gjithçka që ke

Roman
Synopsis:TIRANA NUK E KA PASUR KURRË MË PARË NJË VRASËS SERIAL...
TANI E KA!

Një shkrimtare. Një shkrim. I kuq si gjaku. Gjithçka që ke... Një gazetare. Një ambicie. Mes tyre, statistika nuk gënjen: Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. TANI E KA. E quajnë Flutura e Zezë... Dhe është një vrasës i paskrupullt, ai hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke i gjymtuar në mënyra mizore. Por... ai nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt një fundi shkatërrues.
Botues:
Viti:
ISBN:
Faqe:
Çmimi:
Arka e Noes
2021
987-9928-8-2
376
1000 Lekë
Mbi librin:Thrilleri shqiptar që po mban mbërthyer lexuesit

Thrilleri tronditës i shkrimtarit Enkelejd Lamaj

Shkrimtari Enkelejd Lamaj sjell një roman thriller tronditës.

Enkelejd Lamaj returns with an extremely shocking thriller.