Klik. Ky regjistrim po bëhet në ambientet e maternitetit ku ka ndodhur ngjarja, sipas vendimit të prokurorit të çështjes, zotit Shaban Mjema, në prezencën e vetë ë-prokurorit dhe të ë-oficerit të policisë gjyqësore Ermir Dellolli. Seanca pyetësore është duke u dëgjuar, në distancë, nga prindërit e subjektit dhe nga avokati i zgjedhur i familjes, ndërkohë që pritet edhe ardhja e punonjëses së shërbimit social. Data e regjistrimit një, muaji mars, viti dymijë e trembëdhjetë, ora njëzet e tridhjetetetë minuta. Klik.