Liber i bardhe me tregime te horrorit, misterit, fantastikes dhe jo vetem…
Extended description
Dikush zbulon nje jete tjeter, ose diçka te ngjashme me te… dikujt, endrra refuzon t’i perfundoje… dhe cila eshte dhurata me e mire per dike qe nuk deshiron ta shohesh me sy?… po sikur ajo qe shkruan te jete e tmerrshme, por jo aq sa ajo qe nuk shkruan?… keni rezervuar nje takim me princin e nates, nje leksion me nxenesen e djallit dhe do pushtoheni nga deshira te erreta, do udhetoni ne nje planet te larget dhe, pa dyshim, kur t’ju zere nata, vendi ku do ndaloni per ta kaluar, do jete me i fundit qe do donit te kishit zgjedhur. Por asgje nuk mbaron me kaq. Ne qofte se jeta do te ishte nje liber i bardhe, me thuaj, çfare do deshiroje te shkruaje ne te? Keto, edhe me shume, ne trembedhjete tregime te zeza, qe rrembejne, turbullojne dhe lene pa gjume.
Në një intervistë nga Drita Klosi për “KLOSI News”, Enkelejdi flet për botimet, kontaktet e para me letërsinë, kritikën dhe çmimet letrare, mënyrat e ndjekjes së letërsisë dhe të tjera.
Dua të kem frikë. Dua të kënaqem duke u frikësuar.
Në pamje të parë, kushdo që dëgjon apo lexon këto fjalë, mund të pyesë se si ka mundësi që të duash të kesh frikë? Si ka mundësi të ndiesh kënaqësi nga diçka e këtillë? Dikush mund edhe të pyesë: nuk ke frikë të kënaqesh duke patur frikë?